"Beogradi dëshiron të vazhdojë të dërgojë para me thasë" Murati: Pala serbe s’ka dashur zgjidhje për dinarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Beogradi dëshiron të vazhdojë të dërgojë para me thasë” Murati: Pala serbe s’ka dashur zgjidhje për dinarin

    Insajderi
    21 May 2024 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se Kosova ka dhënë propozimet e saj në takimet në Bruksel sa i përket dinarit, por që Serbia ka pasur synime të tjera, “për të dërguar para me thasë”.

    Ai ka thënë se për kontot bankare për qytetarë nuk ka nevojë që të diskutohet në Bruksel.

    “Ne si Qeveri përmes përfaqësuesit pra zëvendëskryeministrit (Besnik Bislimi), kemi ofruar konstruktivitet në disa propozime, por me sa duket pala serbe nuk ka qenë e gatshme sepse kanë pasur synime tjera. Nuk ka qenë synimi që të lehtësohet jeta për qytetarët dhe të mundësohen transferet. Ajo mundësi ekziston edhe pa u dakorduar në Bruksel, kontot bankare mund t’i ketë secili dhe transferi mund të behet direkt në konto bankare pa u penguar. Problemi ekziston që Beogradi dëshiron që të vazhdojë në mënyrën e vjetër të operimit duke transferuar shumë të parave me thasë që nuk dihet ku shkojnë që të vazhdojnë financimin e aktiviteteve financiare”, u shpreh Murati. /EO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark