Beogradi mbushet me grafite të urrejtjes ndaj Izraelit, reagon ambasada izraelite atje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Beogradi mbushet me grafite të urrejtjes ndaj Izraelit, reagon ambasada izraelite atje

    Insajderi
    08 November 2023 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Izraelit dënoi sot ashpër grafitet e urrejtjes që u shfaqën në rrugët e Beogradit javët e fundit, duke vlerësuar se këto incidente nuk janë pasqyrim i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Izraelit, përkatësisht popullit serb dhe hebre.

    “Ne jemi të bindur se institucionet kompetente të Republikës së Serbisë do të bëjnë gjithçka, jo vetëm për të gjetur dhe sanksionuar autorët, por edhe për t’u siguruar bashkëqytetarëve të tyre hebrenj një jetë të përditshme të sigurt dhe paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

    Sipas raportimeve, objektivi ishte organizata joqeveritare “Haver Serbia”, e cila prej vitesh promovon tolerancën, të drejtat e njeriut dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, duke luftuar kundër antisemitizmit dhe ksenofobisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark