×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Beogradi mund të llogarisë “absolutisht” në Moskën për mosnjohje të Kosovës, thotë ambasadori rus

    Insajderi
    24 February 2023 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Beogradi mund të jetë “absolutisht i sigurt” se Moska nuk do të ndërrojë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës, ka thënë ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Botsan Harçenko, shkruan Insajderi.

    Në një intervistë për agjension serb të lajmeve “Tanjug”, Harçenko e siguron publikun serb se Rusia do të qëndrojë përkrah Serbisë në kundërshtimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

    “Asgjë nuk ndryshon këtu, bashkëpunimi jonë sa i përket Kosovës në institucione ndërkombëtare vazhdon, në rend të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku Rusia është Anëtare e Përhershme”, ka thënë ambasadori rus.

    “Qëndrimi ynë është pjesë e marrëdhënieve tona vëllazërore, dhe e dyta është që Rusia është e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe beson se Rezoluta 12/44 e KS OKB-së është baza për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, shtoi ai.

    Pyetur se a pret që Serbia mund të ndërrojë qëndrim dhe të vendos sanksione ndaj Serbisë, Harçenko tha se “nuk e kam këtë përshtypje”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark