Kancelarja gjermane Angela Merkel sot e viziton Serbinë. Për nder të kësaj vizite, flamujt e Gjermanisë dhe Serbisë u vendosën në ndërtesën Genex në Beogradin e Ri, nga drejtimi i aeroportit, në mënyrë që kjo të jetë shenja e parë e “mirëseardhjes” për kancelaren gjermane.
Me rastin e vizitës së Merkel, Pallati Shqipëria, Ura në Ada dhe Ura e Brankos do të ngjyrosen me ngjyrat e flamurit gjerman gjatë orëve të mbrëmjes.
Gjithashtu, 1.500 flamuj të Republikës së Serbisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë do të valëviten nga shtyllat e ndriçimit publik në qendër të qytetit, bulevardet e Beogradit të Ri, Ura e Brankos, në rrugët hyrëse nga aeroporti përgjatë autostradës deri në zonën e Pallati i Serbisë.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë gjatë vizitës së kancelares gjermane në Beograd.
Rrugët nëpër të cilat do të kalojë kancelarja Merkel, vendet e takimit me presidentin e Serbisë, Vuçiq dhe vilën ku do të kalojë natën do t’i sigurojnë deri në 3.000 policë.
Do të angazhohen njësi speciale antiterroriste, si dhe njësi snajperësh që do të monitorojnë situatën nga çatitë përreth. Qytetarëve do t’u kërkohet të mbajnë dritaret e mbyllura në rrugët kah do të kalojë kancelarja gjermane, ndërsa pusetat nëpër rrugë tashmë janë ngjitur, shkruan gazeta serbe Blic./Insajderi.org.