Qeveria serbe ka njoftuar se sot do të nis së funksionuari linja hekurudhore Beograd – Veri i Kosovës.
Linja, që nga pala kosovare po quhet si ilegale, pritet që të përurohet sot.
Për blerjen e këtij treni në të cilin shkruan “Kosova është Serbi” i ka ndihmuar edhe Rusia me kredi të dhëna
Në vitin 2003 në kohën e fushatës zgjedhore në Serbi, ishte përuruar edhe një linjë e tillë, mirëpo treni nuk qarkulloi kurrë, njofton Gazeta Express.