Kandidati i PDK’së për deputet me numër 31, Hajdar Beqa, ka thënë se po sheh entuziazëm për fitoren e madhe të PDK-së më 9 shkurt.
Beqa këtë e tha pas një takimi me banorët e Doblibares së Gjakovës.
“Se Kosova mund të bëhet më mirë na u konfirmua edhe sonte në takimin me banorët e Doblibares, të cilët gjithashtu ishin entuziastë për fitoren e madhe të PDK-së që pritet të ndodhë më 9 shkurt”.