Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, bashkë me partinë kanë mbajtur tubimin e radhës në Gjakovë, njëherit vendlindjen e tij.
Beqa përmes një shkrimi në “Facebook”, shprehu besimin se mbështetja masive që ka marrë nga qytetarët tregon se PDK është e gatshme për një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Energji, entuziazëm dhe masivitet i pafund për fitoren e madhe të PDK-së që do të ndodhë më 9 shkurt. Bashkë, me zemër e me vullnet, për një Kosovë më të mirë!”, shkroi ai.
“Me vizion të qartë dhe forcë të pathyeshme, po e sjellim ndryshimin që Kosova meriton!”.
!#Gjakova #MaMirë #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #HajdarBeqa31