Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, thotë se , në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, qëndruan pranë familjeve të tre djemve të Jabllanicës së Dushkajes për t’u shprehur ngushëllimet më të thella.
Beqa thekson se, në këto momente të errëta, solidariteti dhe forca jonë janë më të rëndësishme se kurrë.
Njoftimi i plote:
Sot, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, qëndruam pranë familjeve të tre djemve të Jabllanicës së Dushkajes për t’u shprehur ngushëllimet tona më të thella. Dhimbja që këto familje po përjetojnë është e papërshkrueshme dhe ne qëndrojmë pranë tyre, me zemër dhe me shpirt, në çdo moment të kësaj periudhe të vështirë.
Në këto momente të errëta, solidariteti dhe forca jonë janë më të rëndësishme se kurrë.Zoti ju dhashtë forcë!