Kandidatit i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa ka reaguar pas takimit të mbajtur me qytetarë të Novosellës së Pejës.
Deputeti që në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 31, ka thënë: Sonte në Novosellë të Pejës, në vendlindjen e një prej figurave më të shquara të çështjes kombëtare, themeluesit dhe ideatorit të UÇK-së, Xhavit Halitit, pata nderin të jem mes mbështetësve dhe anëtarëve tanë të partisë. Të mobilizuar dhe më të bashkuar se kurrë për fitore dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës.