Beqaj akuzon Avdullah Hotin se "po e fut Kosovën në borxhe" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqaj akuzon Avdullah Hotin se “po e fut Kosovën në borxhe”

    Insajderi
    21 July 2016 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se zhvillimet politike ato ekonomike po dalin të jenë pika kryesore e mosmarrëveshjeve në mes te koalicionit qeveritar PDK-LDK.

    Sipas anëtarit të kryesisë së PDK-së dhe deputetit Besim Beqaj, me vendimet e marra nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, qytetari i Kosovës gjatë vitin 2015, ka humbur miliona euro.

    Në “InfoBox” te RTV Dukagjini, Beqaj shpjegon edhe arsyen se pse ka qenë kundër rritjes së TVSH-së. Ky deputet ka goditur fort ministrin Hoti për politika që ai po i ndjek në këtë drejtim.

    Beqaj është shprehur edhe kundër projektligjit për investimet strategjike. Sipas tij forma aktuale e këtij dokumenti eliminon transparencën në prokurim. Beqaj,është ndalur edhe tek Doganat dhe ATK duke thënë se PDK edhe në këtë proces do të jetë kundër bashkimit e Doganave me ATK-në në formën e prezantuar nga Ministri i Financave.

    Sipas Beqaj qeveria në mënyrë shumë të shpejt është duke e rrituri borxhin publik e që nuk lejohet që me ligj të shkoj më shumë se 40 % nga GDB e një rritje e shpjet sipas tij gjithmonë është e rrezikshme sepse mund të ketë efekt jo korrekte. /Insajderi.c

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark