Beqiri: Deputeti i LDK-së se ka ditur se po nënshkruan për Astrit Deharin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqiri: Deputeti i LDK-së se ka ditur se po nënshkruan për Astrit Deharin

    Insajderi
    17 November 2016 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Grupit parlamentar LDK-së Ismet Beqiri përmes konferencës –për media ka folur rreth nënshkrimeve të deputetëve të kësaj partie rreth iniciativës së Vetëvendosjes për seancë të jashtëzakonshme kushtuar vdekje së Astrit Deharit.

    Beqiri ka deklaruar se LDK nuk u ka bërë presion deputetëve rreth nënshkrimeve.

    “Po i presim raportet e organeve të drejtësisë. Pastaj askush nuk mund ta ndalë asnjë debat as seancë. Askujt nuk duhet t’i takoj që rastet e ndjeshme të shfrytëzohen për qëllime tjera, aq më pak për qëllime politike. Edhe ne bëjmë pjesë në grupin e atyre që kërkojnë të dihet e vërteta”, tha Beqiri.

    Beqiri tha se deputeti Shpejtim Bulliqi nuk e ka ditur për çka ka nënshkruar.

    “Vetëm i kanë thënë për Astrit Deharin por asgjë më shumë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark