Beqiri e quan “akt kriminal” heqjen e fotografisë së Rugovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqiri e quan “akt kriminal” heqjen e fotografisë së Rugovës

    Insajderi
    22 July 2016 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Pas heqjes së fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova nga një bashkatdhetarë në hollin e Kuvendit, ka reaguar Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e quajtur këtë “akt kriminal”.

    Beqiri përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur “bandit” personi që largoi fotografinë,  gjatë kohës kur Kuvendi i Kosovës ka pritur qytetarët nga diaspora.

    “Këtë akt kriminal e dënojmë ashpër,me atë veprim kriminal të merren organet e drejtësisë. Edhe i vdekur,ai po i pengon kriminelet,por vepra e tij do të jetë e perjetshme. Krenar për ju e me ju President Ibrahim Rugova”, shkruan ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark