Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se nisma e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë nuk është e drejtë dhe si e tillë edhe do të dështojë.
Beqiri ka thënë se është punë e opozitës që të tentojë të marrë pushtetin në forma të ndryshme, por që qeveria sipas tij nuk shqetësohet.
“Opozita e ka fundi fundit të drejtën, çdo opozitë në çdo shtet demokratik aspiratë kryesore e ka që në forma të ndryshme të tentojë ta marr pozitën në këtë rast ta rrëzon edhe Qeverinë. Mirëpo ne nuk duhet t’i shqetësohemi kësaj çështje është e drejtë e tyre por ne nuk besojmë as që ka arsye, besa as që ka mundësi që të bëhet kjo”, tha ai, njofton EO
Sa i përket deputetëve të PDK-së, të cilët janë deklaruar pro këtij mocioni ai ka thënë se nuk është punë frike kjo sepse ata e kanë një subjekt politik të cilit i takojnë dhe është çështje e menaxhimit nga ana e partnerit të koalicionit.
Deputeti i PDK-së, Shukri Buja është shprehur haptazi se ai do ta përkrah mocion mosbesimin ndaj qeverisë të iniciuar nga Nisma./Insajderi