×
  • Lajme
  • Insajderi

    Berat Buzhala e quan torollak Prindon Sadriun

    Insajderi
    13 February 2022 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu që është edhe zyrtar publik në diplomaci pati një reagim skandaloz ndaj mediave, i quajti ato “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, një term që është përdorur në gjyqe ndërkombëtare për krime lufte që nga Nyrembergu. Krejt kjo për shkak të një shkrimi të Gazetës Insajderi për shpenzimet e udhëtimeve të Osmanit sa ishte edhe deputete e Kuvendit të Kosovës.

    Për këtë deklaratë dhe qasjen e ‘regjimit Kurti e Osmani’, për InDoks ka folur gazetari, Berat Buzhala.

    Gjatë bisedës Buzhala u shpreh se Kurti dhe kabineti i tij nuk besojnë në lirinë e shprehjes.

    “Edhe a e dinë çka është qesharake tek ‘Zotëria i Parë’, jo që klubi Guxo mendon kështu, klubi Guxo janë nën influencën, janë si më thënë nuk po du me përdorë tjetër fjalë, por janë të përdhunum prej intelektualitetit të Albin Kurtit, Prindoni mendon që Albin është alfa dhe omega, fundi dhe fillimi i krijimit të shtetit i përcepsionit të një intelektuali pra ai kur flet ai mendon qa thotë tash Albin Kurti, kur ai sulmon mediat, thotë, a thua e kënaqa Xhelal Sveçlën, Liburn Aliun dhe këta të tjerët të LVV-së që realisht këta nuk besojnë në lirinë e shprehjes”, ka deklaruar Buzhala për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Gazetari Buzhala e ka cilësuar si torollak bashkëshortin e presidentes.

    “… pra Albini nuk beson në lirinë e shprehjes, ai beson në lirinë shprehjes sipas kushteve të Albin Kurtit. Albini, Xhelali edhe këta besojnë se duhet me u përcaktu liria e shprehjes, pos kushteve që i caktojnë ata – Prindoni i cili është një torollak beson që me i thënë këto gjëra ai do t’ia plotësojë qefin Albin Kurti”, u shpreh ai.

    Duke komentuar lirinë e shprehjes në vendin tonë, Buzhala potencon që si shtet kemi shënuar hapa prapa në këtë pikë.

    “Liria e shprehjes në vendin tonë ka me shënu hale hapa prapa dmth sikur për 20 vjeç qeverisje këta e kanë kriju njëfarë opinioni publik edhe në mediat duhet me i reformu, pra Albini – koncepti i tij i të bërit të shtetit duhet me kriju elitën e mediave, duhet me kriju elitën ekonomike, elitën politike kur ka fol ky për Republikën e tretë ka mëndu saktësisht këto me mua thotë ky, ne do t’i kryejmë të gjitha nga e para do t’i mbyllim bizneset, do t’i kërcënojmë bizneset – mbyllja e biznesit në Suharekë bie fjala, sigurisht që ka bë ndonjë shkelje të ligjit për këtë, se me kanë ia mbyll Veton Surroit, por problemi i Albinit nuk është biznesi individual problemi i tij është mesazhi që ua qon të tjerëve, pra frikësimi i bizneseve, i mediave përcaktimi i ekonomisë së tregut këto janë pak a shumë ajo për çka ky po angazhohet dhe çka ky synon, nëse rezistenca në vendin tonë është e vogël”, ka thënë ai përcjell Insajderi.

    Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark