×
  • Sport
  • Sport

    Berat Gjimshiti me mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes me Kroacinë

    Insajderi
    18 June 2024 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti doli në konferencë për mediet krah trajnerit Sylvinho, në prag të ndeshjes ndaj Kroacisë, takimi i dytë i raundit të grupeve të EURO 2024 për Shqipërinë, që luhet këtë të mërkurë në orën 15:00 në “Volksparkstadion”.

    Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, mbrojtësi shqiptar u shpreh se Kroacia është favorit në këtë takim, por shtoi se nuk duhen bërë gabimet që u bënë në sfidën me Italinë.

    Më tej, Gjimshiti shtoi se duhet të tregohen më inteligjentë në fushën e lojës dhe kur të jetë e nevojshme të ulin ritmin e kundërshtarit.

    Sa ndryshon Shqipëria nga Kroacia? “Kroacia është në rolin e favoritit. Besoj që u duk në ndeshjen kundër Italisë, kur kemi përballë kampion siç ishte Italia, çdo gabim i vogël ndikon. Ne duhet t’i përmirësojmë ato episode që të bëjmë më mirë ndaj Kroacisë.”

    A keni folur me Pasalic? “Për këto momentet e fundit jo, por kur ishim në skuadër kemi bërë shaka. Ajo që më ka mbetur në mendje ishte që më tha se Kroacia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë, besoj se do jetë bukur që do luajmë kundër dhe që do e takoj është një djalë i mirë”.

    Si është gjendja psikologjike e skuadrës? “Është shumë e rëndësishme, gjendja psikologjike është më e rëndësishme se lodhja fizike. Kam folur me disa lojtarë dhe sigurisht që duhet të japësh kurajo, pasi as ne nuk kishim ato pritshmëri ndaj Italisë. Duke qenë se kam pak më shumë eksperiencë dhe më shumë vite se disa lojtarë, mundohem t’i ndihmoj disa nga lojtarët që janë më të rinj.”

    Duhet të kuptojmë ritmin e lojës: “E kam thënë pas Italisë që duhet të jesh pak më shumë inteligjent në këto lloj ndeshje dhe ta ndalësh ritmin e kundërshtarit. Nuk duhet vetëm të jesh i bukur në fushë, por të jesh edhe pak i pistë dhe në fund të marrësh atë që meriton.”

    Pas humbjes ndaj Spanjës, Kroacisë i duhet pikët, si mendoni se do jenë kundër Shqipërisë? “Ata humbën 3-0 ndaj Spanjës dhe patjetër që do kërkojnë të marrin pikë, Për ta nuk ishte e lehtë ndaj Spanjës ashtu si edhe për ne ndaj Italisë. Patjetër që do të jetë e vështirë, pasi nga të dyja skuadrat do kërkohet maksimumi, pastaj do ta shohim nesër si do jemi. /SuperSport/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark