Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka publikuar pamje nga tubimi madhështor i partisë në Viti.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rukiqi ka shprehur entuziazmin e tij për mbështetjen e madhe që LDK po merr në këtë komunë.
“Vitia e Sokolit, Vitia e Lidhjes,” ka shkruar ai.
Tubimi në Viti ka mbledhur një numër të madh qytetarësh dhe simpatizantësh të partisë, të cilët shprehën përkrahjen e tyre për programin dhe kandidatët e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Rukiqi në këto zgjedhje kandidon me numrin 20.