Kandidati për deputet nga LDK, Berat Rukiqi, ka njoftuar se sot ka takuar furnizues amerikan të Gazit Natyror të Lëngshëm nga Teksasi.
Rukiqi ka thënë se Ndërtimi i termocentralit me LNG është prioritet i LDK-së, jo vetëm për siguri energjetike por edhe për qëllime kombëtare e strategjike.
Ai ka falënderuar edhe emisarin amerikan, Richard Grenell për lehtësimin e vendosjes së kontaktit me partnerët strategjik të sektorit të energjisë në SHBA
“Sot, së bashku me Visar Azemi, takuam një furnizues amerikan të Gazit Natyror të Lëngshëm (LNG) nga Teksasi. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është e qartë se Kosova duhet të thellojë partneritetet e saj me prodhuesit dhe furnizuesit amerikanë.Ndërtimi i një termocentrali LNG është prioriteti ynë kryesor—jo vetëm për sigurinë energjetike, por edhe për qëllime kombëtare dhe strategjike.Faleminderit, @RichardGrenell, i dërgua special i Presidentit Donald J. Trump, për lehtësimin e këtij komunikimi, me partnerë strategjik të sektorit të energjisë”, ka shkruar Rukiqi.