×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës

    Insajderi
    03 November 2024 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç raportohet bëri me duar simbolin e shqiponjës.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

    Siç raporton “N1” arrestimi i tij u bë në sheshin “Nikola Pashiq”, ndërsa një tjetër që dyshohet se ka qenë në rolin e fotografit është në kërkim.

    Personi i arrestuar është B.C. 32 vjeç.

    Ndërsa personi G.V. 33 vjeç, po ashtu shtetas i Zvicrës, është shpallur në kërkim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark