Shiqeri Ramadani nga Ferizaj është një nga personazhet i cili mori vëmendje të madhe pasi jetësoi personazhe të ndryshme në trupin e tij.
Mori bujë të madhe kur bëri tatuazh dy figurat politike kosovare, kryeministrin Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmanin, të cilat Ramadani nuk hezitoi t’i jetësoj ato në dy krahët e tij, por përveç figurave politike nuk munguan as personazhet e njohur nga sporti.
Messi dhe Ronaldo mbeten dy futbollistët e preferuar të Ramadanit duke i kthyer këto personazhe në tatuazh të bëra në këmbët e tij.
I ftuar së fundmi në emisionin “Sui Generis” ai u shpreh se në zemër ka edhe disa futbollist kosovarë e që njërin nga ta ndoshta të ardhmen do ta jetësoj në trupin e tij.