Berisha: Asnjë parti nuk i ka votat për formimin e Qeverisë, situata nuk është e qartë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Asnjë parti nuk i ka votat për formimin e Qeverisë, situata nuk është e qartë

    Insajderi
    25 June 2025 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka deklaruar se asnjëra nga partitë politike nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, përfshirë as Lëvizjen Vetëvendosje.

    Sipas tij, situata politike aktuale është jo e qartë dhe mungesa e numrave për krijimin e institucioneve e ka vendosur vendin në një ngërç të thellë.

    “Unë nuk besoj që partitë i kanë votat për formimin e Qeverisë. Nuk duket që janë numrat, as i pari nuk i ka. Sepse po t’i kishte numrat për Qeveri, do t’i kishte edhe për Kuvend,” deklaroi Berisha në Tëvë1.

    Ai shtoi se Partia Liberale Egjiptiane nuk është pengesë në këtë proces dhe nuk ka synuar të bllokojë konstituimin e Kuvendit.

    “Nuk jemi ne ata që duam ta pengojmë formimin e Kuvendit,” u shpreh ai në emër të subjektit që përfaqëson.

    Berisha ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe bashkëpunim ndërpartiak për të dalë nga kjo situatë bllokuese dhe për të funksionalizuar institucionet demokratike të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark