×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Aty ku pushteti kontrollon mediat, vuajnë qytetaret e përfitojnë pushtetarët

    Insajderi
    14 July 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ka pushtetin absolut në Kosovë, Fitore Pacolli, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje qe Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë.

    Në lidhje me atë çfarë kërkojë Pacolli, ka reaguar avokati kosovar, Besnik Berisha.

    Berisha ka shkruar se sipas tij aty ku pushteti kontrollon mediat, vuajnë qytetarët e përfitojnë pushtetarët.

    Madje kjo sipas tij ngjason me periudhën e Enver Hoxhës apo me pushtetin e Kim Jong-ut.

    “Imagjinojeni kohen e xhaxhi Enverit, për të mos thënë këtë të Kim Jong-un dhe mund ta dëshifroni këtë fjalim “dashamirës” për mediat!”, ka shkruar Berisha.

    Ai shtoi se dëshiron të besojë se nuk do kontrollohet fjala e lirë e liria e mediave.

    “Po dua të besoj që nuk e ka nem Zoti aq keq këtë vend që soji i komunistëve në mendje e zemër, me kontrollu edhe fjalën e lirë edhe lirinë e emdiave”, ka shkruar avokati në facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark