Sali Berisha: Dora e zezë e Ramës qëndron pas arrestimit të Veliaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha: Dora e zezë e Ramës qëndron pas arrestimit të Veliaj

    Insajderi
    11 February 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkufizimi si “kukull e George Soros” që Chris Lacivita i bëri Kryeministrit Rama, sipas Sali Berishës nuk janë deklarata individuale, por mesazhe politike që vijnë nga konsulenti i Donald Trump, i cili tani do të drejtojë fushatën e partisë Demokratike. 

    “Erdhi këtu për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA, kundër Sorosit dhe ekstremit të majtë të tij. Pra, ishte një akt kryekëput politik pasi i prenë kokën gjarprit në Uashington, duhet t’ia presin tentakulat kudo, dhe në Shqipëri ato ishin dhe janë më të zhvilluara se në asnjë vend tjetër”, tha Berisha.

    Shpërthimi i kreut të qeverisë gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha thotë se erdhi pikërisht për shkak të pranisë së Chris LaCivita krah Partisë Demokratike. 

    “Unë e pashë sot Edi Ramën siç e patë ju, kur i erdhi në gojë fjala e konsulentit, që këtë e quante punëtor i Trump, shkallmoi dhe e humbi dhe iu kthye me grushte tavolinës. E vetmja gjë që thashë në atë moment, shyqyr Zotit nuk ka ra ndonjë grua aty që të hajë grushtet e tij”, shtoi ish-kryeministri.

    Nga selia blu, Berisha pohoi se kreu i bashkisë së Tiranës është viktimë e rivalitetit mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit, duke iu referuar një lufte mes Veliajt dhe Edi Ramës. 

    “I mori si dekoradë meritën e SPAK, mbajti një qëndrim të dyfishtë. Këtej u lavdërua, këtej u përpoq që të ishte duarjashtë, por absolutisht dora e zezë e tij është në çdo gjë”, tha Berisha.

    Lideri i opozitës kërkoi edhe njëherë largimin e Edi Ramës, kur tha se duhet të japë dorëheqjen e në rast se nuk ndodh vullnetarisht, pohoi se po bëhen të gjitha përgatitjet për protestë. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark