Berisha flet pas rezultatit: Basha ‘kufomë politike’, Rama mos ta mbrojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha flet pas rezultatit: Basha ‘kufomë politike’, Rama mos ta mbrojë

    Insajderi
    11 December 2021 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përfundim të shpalljes së rezultatit të votimit në Kuvendin Kombëtar të PD, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar “Bashën kufomë politike”.

    Berisha tha se tashmë vendit do t’i rikthehet pluralizmi politik dhe do të jetë “pa opozitë kukull” ndërsa vendimin e Kuvendit, e cilësoi “ngjarjen më të jashtëzakonshme e lirisë së shqiptarëve”.

    I pyet nëse i druhet ndonjë vendimi për përjashtim nga partia në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga Basha, Berisha tha se nuk do të donte të fliste fare për kryetarin e shkarkuar.

    Lidhur me mundësinë e marrjes së selisë së partisë pas shkarkimit nga Kuvendi, Berisha tha se “do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim”.

    “Nuk është seli e pengjeve. Ramës i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute hoqe apo nuk hoqe dorë, ky revolucion do të kthehet te ti. Revolucionit nuk i reziston dot kush”, deklaroi ish-kryeministri.

    Në Kuvendin e thirrur nga Berisha, 4446 delegatë kanë votuar për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lulzim Basha.

    Pas ndryshimit të Statutit dhe shkarkimit të anëtarëve të Kryesisë, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të mblidhet sërish më 18 dhjetor për të mbajtur referendum.

    Në punimet e Kuvendit që zgjatën më shumë se 8 orë morën pjesë mbi 4900 delegatë, ku pati disa qindra prej tyre që nuk morën pjesë në votim, kurse një numër i vogël votoi kundër shkarkimit të Bashës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark