Berisha flet për rastin Dehari, e përmend sulmin terrorist në Kuvend- reagon ashpër minsitrja Haxhiu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Berisha flet për rastin Dehari, e përmend sulmin terrorist në Kuvend- reagon ashpër minsitrja Haxhiu

    Insajderi
    23 February 2023 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka folur për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

    Berisha ka hedhur akuza ndaj partisë në pushtet se nuk duan ta zgjidhin këtë rast.

    Deputeti i PDK-së paraqiti dy parakushte me të cilat sipas tij mund të zbardhet rasti Dehari, raporton Insajderi.

    “Janë dy parakushte për me e zbardhë rasin e Astritit. Është zbardhja e sulmeve terroriste mbi instituconet e Kosovës, përkatësisht presidencën. Por, këtë nuk pres ta zbardhni. Kusht i dytë është zbardhja e vetëvrasjes së Arbënorit”, deklaroi Berisha.

    “Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve me emrin Dehari dhe unë pyes se cili është roli i tyre. Së fundi ndodhi vjedhja e mostrave dhe ministrja që po i mëshon tash tavolinës akuzon opozitën. Mua më vie keq se këtë duhet ta flas para bacës Avni por e di që Dehari ishte kundër këtyre marrëveshjeve që i keni nënshkru”, përfundoi Berisha.

    Ndaj këtyre deklaratave reaguan deputetë të Vetëvendosjes si dhe ministrja Albulena Haxhiu e cila me zë të lartë i tha “ty ta kisha ndalu me fol me ligj”.

    “Kjo çka po flet është marre. Vdekja e tij ka ndodhur në kohën kur ju ishit në qeveri. I thoni vetes deputet. Marre, marre”, deklaroi Haxhiu. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark