Opinionistja e njohur Kimete Berisha, ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla janë në gjendje paranormale ku sipas saj, Gërvalla po e sheh një luftë që po vjen drejt Kosovës përderisa në anën tjetër Kurti po e sheh një luftë, jo midis shteteve të ndryshme “por luftë të brendshme për çlirimin e disa qyteteve të Kosovës, që ende mbahen nën ‘okupim’ nga shqiptarët”.
Berisha përmes një postimi në profilin e saj Facebook ka thënë që Kurti po e përdorë një ‘mantër ekonomike’ për ta shndërruar fukaranë në pasanik.
“Nëse për 21 ditë i thua vetes ‘jam i pasur’, pas 21 ditësh të bëhet shprehi të kujtosh se i pasur. Sepse, e bind trurin se je i pasur.E nëse ia del që për 6 muaj t’i thuash vetes ‘jam i pasur’, pasurimi të bëhet mënyrë e jetës. E merr zanat të jesh i pasur. Kjo është ‘mantra ekonomike’ që po e përdorë Albin Kurti për ta shndërruar fukaranë në pasanik”, ka shkruar Berisha.
Statusi i plotë pa ndërprerje e znj. Berisha:
Paranormalët: Donika Gërvalla dhe Albin Kurti!
1. Donika Gërvalla, nga larg, po e sheh një luftë që është nisur dhe me shpejtësi po vjen drejt Kosovës.
U ka treguar amerikanëve dhe evropianëve.
U ka thënë: ‘Kur të ndodh lufta, mos thoni nuk e kemi ditur’.
Ajo me ndërkombëtarët nuk flet për të sotmen dhe për ngjarjet që ndodhin, por flet për futurizmin dhe për luftërat që do të ndodhin, e që nuk i di askush, vec saj.
Që Donika e merr me mend se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, ka logjikë, ama ku e di Donika se Kosova është e interesuar të luftojë me Serbinë.
Për luftë nevojiten dy palë.
Edhe në ëndërr kur shihet lufta, shihet si luftë midis dy udhëheqësve (shteteve);
si luftë midis ushtrisë dhe popullit;
apo si luftë midis qytetarëve.
Bile, më së shumti ke llogari ta shohësh ëndërr luftën midis udhëheqësit dhe qytetarëve, se sipas interpretuesit më të mirë të ëmdrrave, Ibn Sirin,
‘kur sheh ëndërr se po ndodh lufta midis udhëheqësit dhe qytetarëve, kjo tregon qartë se do lirohen çmimet e artikujve ushqimorë’,
e nëse, larg qoftë, sheh ëndërr se si qytetarët luftojnë mes vete, kjo paralajmëron se do të shtrenjtohen çmimet e ushqimeve.
(Unë i besoj Avicenës sepse interpretimin e ëmdrrave e bazon në Kur’an).
Donika Gërvalla ka mundësi të jetë ‘komandante’ sekrete e luftës që pritet të ‘ndodh’, mbasi që veç ajo po e sheh luftën.
E kur veç ti sheh diçka që nuk e shohin të tjerët, ose je e mbërrirë ose je e trentë.
Unë besoj se është e mbërrirë.
2. Por edhe Albin Kurti po sheh luftë, por jo luftë midis shteteve të ndryshme, por luftë të brendshme për çlirimin e disa qyteteve të Kosovës, që ende mbahen nën ‘okupim’ nga shqiptarët.
Albin Kurti i ka treguar NATO-s se ka harruar ta çlirojë Shtimen.
E Amerika ia ka ndaluar Albin Kurtit të përdorë mjetet luftarake që ia ka falur FSK-së.
Edhe unë e kam zanatin e Amerikës, ia pata falur një kusherirës sime një fustan, ama ia pata ndaluar ta bart jashtë shtëpisë së saj!
3. Por, derisa të nis lufta më e re, unë do të vdes nga dashuria, dhe kështu njëherë e përgjithmonë do ta shoh fundin e luftës!
4. Për neve që e kemi përjetuar luftën, lufta është veç një reprizë, e për Donika Gërvallën është ‘mundësi’ jetësore që të bëhet ajo që s’do të bëhet kurrë.
Ai që ka nevojë për ndjenja të forta që të ndjehet ‘gjallë’, ai që zgjedh tema të mëdha (si lufta, tragjedia, trishtimi, vrasja) për ta shkruar jetën e tij, dramën e tij, dhe për ta latuar artin, ai e zvogëlon tregimin.
Sepse tema e madhe e zvogëlon artin.
Kur nuk ndjen asgjë, dhe pa pritur e zë veten duke ndjerë dhimbje për fatin e dikujt që as nuk e njeh, ‘gëzohesh’ që ndjen së paku dhimbje.
Se, edhe të mos ndjesh -është ndjenjë, bile ndjenja më e dhimbshme.
Është kaq e dhimbshme kur gëzohesh që po ndjen së paku dhimbje…
5.,Donika Gërvalla e sheh luftën ende pa ndodhur.
Albin Kurti i sheh shqiptarët (e varfër) si më të pasurit në Evropë.
Të dy këta e shohin një realitet që nuk ekziston.
Diçka si te ‘Beautiful mind’?
Nuk i dihet fatit, personazhi i ‘Beautiful mind’ në fund e kupton se jeton në një realitet që nuk ekziston!
6. Lufta më e re do të na gjejë më të pasur se kurrë. Ekonomikisht do të jemi shembull dhe frymëzim
për luftërat që do t’u ndodhin të tjerëve, pasi të përfundojë lufta jonë.
Do të jemi luftëtarë aristokratë, që luftojnë me elegancë dhe me stil. Dorezat e alltiave tona do të jenë të punuara me filigran, me argjend dhe me dukat.
7. Ama, ministri i shëndetësisë nuk do të ‘hyjë’ në luftë.
Ai e ka huzuar Hekuran Muratin t’ia shajë mjekët e infermierët në emrin e tij.
Hekuran Murati e ka marrë përsipër t’i nënçmojë mjekët, dhe shihet se ka një zell dhe një sevda në këtë betejë.
Ministri Rifat Latifi nuk pyet asgjë, ndodh greva e mjekëve, nuk ka ide, nuk ka mendim, nuk ka qëndrim…
Ministri Rifat Latifi nuk ka pyetur as pse ish ministri Arben Vitia në fillim e ka blerë një maskë 12 euro, sepse është zotni.
Zotnia nuk pyet për çmime.
Nuk ia lejon La cravatta të lëshohet në nivel fukarenjsh!
P.S. Nëse për 21 ditë i thua vetes ‘jam i pasur’, pas 21 ditësh të bëhet shprehi të kujtosh se i pasur.
Sepse, e bind trurin se je i pasur.
E nëse ia del që për 6 muaj t’i thuash vetes ‘jam i pasur’, pasurimi të bëhet mënyrë e jetës.
E merr zanat të jesh i pasur.
Kjo është ‘mantra ekonomike’ që po e përdorë Albin Kurti për ta shndërruar fukaranë në pasanik.
Mirë e ka.
Realiteti një herë ndodh në mendje, e pastaj preket me dorë.
Realitetin e krijon mendja.
Bota nuk do të na ndihmojë më, sepse ky po ju thotë ‘jemi duke përjetuar zhvillim të pashembullt ekonomik’!
Bota e di se ne mbijetojmë me ndihma humanitare. Por, po e shikon deri ku shkon deliri i një njeriu që jeton në sfera tjera.
Derisa Kryeministri të ‘shërohet’ nga deliri, do të çmendeni Ju.
Dhe pastaj, do të ndodh ajo lufta që e ka parashikuar Mitar Tarabiqi dhe Donika Gërvalla!