Berisha: I kam shprehur ngushëllime në telefon vëllait të Thaçit, Specialja bëri veprim keqdashës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: I kam shprehur ngushëllime në telefon vëllait të Thaçit, Specialja bëri veprim keqdashës

    Insajderi
    20 March 2025 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka bërë të ditur se e ka ngushëlluar familjen Thaçi lidhur me vdekjen e Haxhi Thaçit.

    Ai ka thënë se ka biseduar në telefon me vëllain e ish-presidentit Thaçit, por që nuk e ka parë të arsyeshme që një gjë të tillë ta bëjë publike.

    “Unë i kam marrë në telefon, nuk kam bërë mesazh publik. Kam marrë në telefon kryefamiljarin e tyre, dhe i kam shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për humbjen e të atit të tij të nderuar, dhe ata janë familje e nderuar”, tha Berisha mbrëmë në Syri TV.

    Ai tha se veprimi i Gjykatës Speciale duke mos e lejuar Thaçin të vijë në varrim, ishte keqdashës.

    “Kam ndjerë keqardhje që nuk i dhanë leje por nuk e gjykova të hyjë në debatin, sepse ishte veprim absolutisht pa asnjë bazë, dhe pa justifikuar, veprim keqdashës personal. Ti siç e prure me rojë për ta parë në spital po me roje sille për t’i dhënë lamtumirën e fundit. E prure në spital, lëre le ta përcjellë të atin, ka qenë president republike. Nuk e di ku e bazoi ajo gjykatë këtë veprim. Kam shprehur ngushëllime vëllait të Thaçit”, ka thënë Berisha më tutje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark