Berisha i PDK-së: Tensionet në veri të programuara mes Kurtit, Vuçiqit e Lajçakut – në shtator e rrëzojmë Qeverinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i PDK-së: Tensionet në veri të programuara mes Kurtit, Vuçiqit e Lajçakut – në shtator e rrëzojmë Qeverinë

    Insajderi
    02 August 2022 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas dy ditësh tensione, situata në veri të Kosovës konsiderohet të jetë e qetë. Dje u larguan të nëntë barrikadat që ishin vendosur nga serbët lokalë në këtë pjesë. E me heqjen e tyre, Qeveria e Kosovës ashtu siç ishte zotuar, e shtyu deri më 1 shtator implementimin e dy vendimeve për reciprocitet të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa të automjeteve. Këtë vendim ekzekutivi e mori pas kërkesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, tha se tensionet e krijuara në këtë pjesë të vendit ishin të programuara mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak.

    “Këto situata i shërbejnë ruajtjes së status qou-s dhe pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës e Serbisë, të cilat luftojnë me njëra tjetrën që nga viti 1912”, deklaroi Berisha, teksa akuzoi Qeverinë Kurti për “çeçenizimin” e shtetit të Kosovës.

    Ai paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë Kurti në shtator, pasi siç tha, të gjitha partitë duhet të punojnë fort për ta larguar “çeçenizimin” si opsion të politikëbërjes.

    “Në shtator, Kuvendi i Republikës së Kosovë besoj se do t’i kryejë të gjitha procedurat e votëbesimit të kësaj qeverie, do ta rrëzojë qeverinë. Ne si kuvendarë të të gjitha partive duhet të punojmë fort për ta larguar ‘çeçenizimin’. Për ketë jam optimist!”, u shpreh tutje deputeti opozitar. /telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark