Një deklaratë e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili tha se Kosova për herë të parë ka siguruar bukën e motmotit, ka bërë bujë në rrjet.
Edhe Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar pas kësaj duke u tallur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Ai ka thënë se pretendimi i ministrit është gënjeshtër e pastër.
Berisha ka ironizuar duke thënë se Kosova bukën e motmotit nuk mund ta sigurojë edhe po t`i mbjelltë edhe livadhet e Dimal Bashës.
“Ky Peci i Vjosës&Gervallës është mësu me rrejt ose thën më butë, me gënjy si Albini. Nuk thotë populli kotë një fjalë; me kë të rrish, ashtu bëhesh! Gjithë livadhet e Kosovës duke i përfshi edhe livadhet e Dimal Bashës me i mbjellën, është pikëpytje a mundesh me siguru bukën e motmotit”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.