Ndryshe nga kapiteni Cana, i cili ka zgjedhur Shqipërinë, portieri i përfaqësueses ka pranuar se është ende në mëdyshje se cilin vendim do të marrë, ndërsa është i pakënaqur se futbollistët shqiptarë në të ardhmen do të ndahen në dy kombëtare të ndryshme.
“Për mua, ka qenë nder që të përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Tani që është bërë kjo ndarje, nuk ndjehem në maksimum, pasi edhe po shkova te Kosova, ose të rri të Shqipëria, për mua do të jetë një lloj zhgënjimi apo nuk do të ndjehem edhe aq mirë.
Kjo është një situatë e vështirë për mua. Kam qenë më parë me Kosovën, pastaj me Shqipërinë. Për mua më e mira është që të mund t’i përfaqësoj të dyja. Mendoj që vendimet për këtë do t’i marr, apo do t’i marrim, pas kampionatit”, deklaroi portieri në konferencën për shtyp.
Gjithsesi, Berisha, si çdo futbollist tjetër i kombëtares, po përgatitet maksimalisht për pjesëmarrjen në Euro 2016.
Ai ka thënë se momentalisht është i koncentruar vetëm tek Evropiani. /Insajderi.com