Kandidati për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e NISMA-së, Zafir Berisha ka takuar disa të rinj të Prizrenit.
Ai nëpërmjet një postimin në Facebook ka thënë se “do ta vazhdoj rrugëtimin politik për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën!”.
Ky është postimi i tij i plotë:
Rinia e Prizrenit në rreshtë me kualicionin e veprave të mëdha për Kosovën Fituese me nr 137.
Rinia është forca e ndryshimit, unë jam kanditat për deputet që të vazhdoj bashë me ju rrugëtimin politik për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën!
Me përvojë politike që nga pas lufta në shërbim të popullit dhe krenarinë e ish ushtarit të UÇK-së, së bashku me ju (rininë) e bëjmë të pamundurën të mundur!
Në kohën që jetojmë, rininë e shoh si ata që do të drejtojnë të ardhmen e Kosovës, do të ndërtojnë një shoqëri të drejtë dhe paqeje.
Në një periudhë kur sfidat janë të mëdha, është e rëndësishme të mbani frymën e atyre që luftuan dhe e ndihmuan këtë vend të jetë i lirë. Përdorni mundësitë që keni për të ndikuar në ndryshime pozitive dhe për të kontribuar në forcimin e institucioneve demokratike.
Të rinjtë kanë fuqinë e transformimit dhe mundësinë të krijojnë një të ardhme më të mirë. Lufta jonë ishte për lirinë dhe për drejtësinë, dhe kjo duhet të jetë gjithmonë frymëzim për të bërë më shumë për vendin dhe për shoqërinë tuaj.
Qëndroni të bashkuar, të fortë dhe të motivuar. E ardhmja është në duar të juaja, dhe vetëm së bashku mund të ndihmojmë që Kosova të ecë përpara.
Me rrspekt Zafa