Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani, i cili ndërroi jetë sot në një spital të Romës pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Në mesazhin ngushëllues në Facebook, Berisha thotë se Andrea Stefani ishte kritik dhe kundërshtar e tij dhe ndarja nga jeta do t’i mungojë debatit politik në vend.
Mesazhi i ngushëllimit i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Ngushellim!
Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone.
Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit dhe miqve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta!