Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    Insajderi
    08 July 2025 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendësministëri i Brendshëm, Zafir Berisha tha se në polici ka djem e vajza të jashtëzakonshëm.

    Por, siç u shpreh ai, ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit, siç tha ai të Kurtit, që i ka rekrutuar.

    “Ka vite që Policia e Kosovës, një pjesë e Policisë së Kosovës, nuk është në krye të detyrës dhe mungesa e trajnimit për policët e rinj, veçanërisht për ata policë që janë rekrutuar me procedura të përshpejtura përmes komisarëve politik të regjimit aktual të Albin Kurtit nga 2021-a”.

    “Unë mendoj që faktikisht tashmë besueshmëria e cila ka qenë shumë e madhe në policinë dhe në FSK-në si dy komponente të sigurisë së Kosovës ka rënë për tokë, sepse tashmë në kuadër të policisë, ku në mesin e tyre kemi djemë dhe vajza, burra dhe gra të jashtëzakonshme, por kemi edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit i cili i ka rekrutuar dhe jorastësisht çdo ditë kemi incidente midis policisë dhe qytetarëve”, u shpreh tutje Berisha në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark