Berisha në protestë: Jonada u vra nga një skafist i qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha në protestë: Jonada u vra nga një skafist i qeverisë

    Insajderi
    04 August 2022 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PD, Sali Berisha, i është bashkuar protestës së thirrur nga shoqëria civile para Ministrisë së Brendshme, pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

    Berisha: Janë qytetarë të revoltuar për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët, por jo pushtetarët.

    Vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë. Rama as nuk ndjeu minimunim e përgjegjësisë për këtë zhvillim dramatik dhe e politizoi në mënyrë ekstreme. Përdori epitete si njeri me çrregullime të rënda mendore. Ky fëmijë u blua nga skafi i një njeriu të qeverisë, 2 metër nga bregu. Çuçi duhet të ishte larguar tashmë, por këta përpiqen me zinxhirin e policisë së Vlorës të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike të ndodhur prej dekadash në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark