Berisha: Nesër protestë për vogëlushen Jonada me moton “Nuk e vrau varka por e vrau shteti” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Nesër protestë për vogëlushen Jonada me moton “Nuk e vrau varka por e vrau shteti”

    Insajderi
    03 August 2022 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka thërriur protestë ditën e nesërme më 4 Gusht ora 19:00. Këtë lajm e bëri të ditur mbrëmjen e djeshme zyra për shtyp e PD-së, ku theksohej se protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Brendshme dhe do të kërkohet dorëheqja e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.

    Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar protestën duke theksuar se mbahet për vogëlushen Jonada që humbi jetën dje pasi u godit nga skafi në breg të detiti në Potam të Himarës nën moton:  Nuk e vrau varka por e vrau shteti!

    “Nesër me datë 4 Gusht në orën 19:00 protestë qytetare për vogëlushen Jonada me moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti! Mbështetje të plotë protestës qytetare”, ka shkruar Sali Berisha në Facebook

    Kjo protestë vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Potam të Himarës. Një vajzë 7-vjeçare u përplas në breg të detit nga një skaf. Plagët ishin shumë të rënda për të miturën e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Drejtues i skafit ishte shefi i policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Arjan Tase, i cili pas ngjarjes u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark