Berisha para protestës: Sot krejt Kosova është UÇK, përveç mbetjet sllave dhe analfabetët e regjimit aktual - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha para protestës: Sot krejt Kosova është UÇK, përveç mbetjet sllave dhe analfabetët e regjimit aktual

    Insajderi
    07 August 2025 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka kritikuar pushtetit aktual për mosmbështetje të protestës se sotme.

    Ai ka bërë me dije se sot krejt Kosova është UÇK-së.

    Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se sot UÇK nuk janë vetëm mbetjeve sllave dhe mbështetësit e Qeverisë Kurti.

    “Sot të gjitha rrugët të dërgojn në Prishtinë, për të protestu kundër padrejtësisë që bëhet në emër të “drejtësisë ndërkombëtare”. Mbështja për UÇK-së nuk është se vetëm sot po ju pengon mbetjeve sllave në Kosovë që po kundërmojn nga kazanat e mbeturinave, UÇK-së ju ka penguar edhe gjatë luftës, kur këtyre mbetjeve ju prishte kumarin me serbët! Sot krejtë Kosova është UÇK-së, përveq mbetjeve sllave dhe analfabetëve të regjimit aktual, të cilët shiten në opinion se gjoja kanë qenë kundër gjykatës speciale, e që në faktë koha po tregon se me kundërshtimin që e kanë bë, po delën se kanë qenë të interesuar që këtë gjykatë me formu KS i OKB, që Rusi dhe Kina me pasën akcesë në denimin e luftës së UÇK-së”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark