Berisha paralajmëron protestë, Basha thotë se po përgatit sulm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha paralajmëron protestë, Basha thotë se po përgatit sulm

    Insajderi
    04 January 2022 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blindimi i selisë së Partisë Demokratike dhe veshja e xhamave me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e partisë, është interpretuar si shndërrim në bunker nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka reaguar nëpërmjet një deklarate ditën e sotme, ku shkruhet se Basha po tenton të shndërrojë selinë e PD në ‘bunkerin e tij privat’. Ata thonë se asnjë derë apo bravë nuk do të mbajë peng vullnetin e shprehur me votë të demokratëve.

    Pas deklaratës së Grupit të Rithemelit të Partisë blu, Berisha njoftoi se në datën 8 janar do të mbahet një protestë kombëtare si dhe ka apeluar kryetarin e PD Lulzim Basha të lirojë zyrën.

    I menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike, të cilët kanë akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po nxit dhunë me deklaratat dhe aktet e tij. Në një reagim zyrtar këtë të martë, zyra e shtypit e PD thotë se Berisha dhe personat që e shoqërojnë “janë duke përgatitur sulm kundër PD”.

    “Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur”, thuhet në deklaratën e PD-së.

    Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë disa ndryshime të reja në selinë e Partisë Demokratike. Ditën e djeshme, më 4 Janar, dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë blu u veshën me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD, të gjitha në ngjyrë “royal blue”. Ndryshimet në pamjen e selisë blu, vijnë 2 ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga ish-kryeministri Sali Berisha për lirimin e zyrës nga ana e Bashës. Sipas Berishës, numri një i PD nuk e mban më atë post që prej 11 dhjetorit, ndaj dhe ka paralajmëruar se do të largohet “butësisht” më 5 janar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark