Berisha paralajmëron protestën më të madhe në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Berisha paralajmëron protestën më të madhe në Shqipëri

    Insajderi
    28 January 2025 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 8 shkurt, opozita në Shqipëri do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës.

    Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediet.

    “Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel është ndëshkim për çdo qytetar shqiptar, PD e cila prej kohësh ka shpallur mos-bindje civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton në protestën më të madhe kombëtare që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral. Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori”, ka thënë ai.

    Detajet e protestës nuk dihen ende, por Berisha deklaroi se do të njoftohen së shpejti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark