×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha pas përjashtimit të tij nga PD: Do të bëj çdo gjë për ta rimarrë partinë

    Insajderi
    09 September 2021 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka folur pas vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, për ta përjashtuar nga partia.

    Berisha në një intervistë për Syri Tv tha se nuk dyshon që Basha është kërcënua me sanksione.

    Ai vendimin e konsideron “Nul” pasi nuk është konsultuar me strukturat e partisë.

    “Lulzim Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë nuk dyshoj. Nuk më intereson se cfarë sanksionesh, mua më intereson fakti që forca politike, PD nuk mund të jetë kurrë një forcë politike, drejtuesit apo deputetët t’i caktojë cilido vend në botë sepse merr fund gjithçka. PD-së, jo Sali Berishës, pasi unë vazhdoj betejën, por PD-së i është bërë goditja më fatale”.

    “Unë kuptoj presionin e madh dhe Edi Rama me lobimin e tij realizuan. Por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, Partinë Demokratike”.

    “Për të marrë një vendim të tillë Basha duhet të mblidhte, Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD-së, të vendoste një nen që të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave që dizajnohen “non grata” nga SHBA apo një vend tjetër”.

    “Ky nen ekziston. Në këtë kontekst ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili është nul sepse është vendimi i tij dhe asnjë forumi të PD-së, por nuk është ky thelbi, thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Mendoj se Shqipëria me këtë rast ka humbur. E tërë Shqipëria ka humbur”.

    Ish-kreu i PD-së theksoi se këto ia ka thënë edhe vet Lulzim Bashës.

    “Kam komunikuar dhe i kam thënë këto që u kam thënë juve”. Por a ishte në dijeni të përjashtimit? “Unë e dija që ishte në presione, por nuk mendoja që duke mosrespektuar asnjë rregull të shpallte një vendim të tillë personal”.

    Sali Berisha shtoi se do t’i qëndrojë paralajmërimit që kishte bërë më parë se nëse përjashtohet do të bëjë çdo gjë për ta rimarrë partinë që themeloi.

    “Sali Berisha ka deklaruar se çfarë do të bëjë, gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark