Berisha: Pati fatin e Ramiz Alisë, demokratët larguan sot "peng Bashën" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Pati fatin e Ramiz Alisë, demokratët larguan sot “peng Bashën”

    Insajderi
    18 December 2021 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha, sapo mbërriti në selinë e Partisë Demokratike, foli për mediat, duke deklaruar se “44 000 demokratë vendosën sot, me votën e tyre, largimin e “peng Bashës”.

    “Ky ishte votimi më i shkëlqyer, që shkruan një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik. Ju e shikoni që ky revolucion nuk ka të ndaluar”, u shpreh Berisha.

    “Jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narko-shtetit kundër këtij akti madhor në historinë e pluralizmit. Mjafton t’ju rikujtoj paraqitjen me orë të tëra në studiot televizive të pengmarrësit në ndihmë të pengut të tij. Por, asgjë nuk i ndal njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre”, shtoi Berisha./a2cnn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark