Berisha për marrëveshjen e arritur mes Serbisë dhe Kosovës: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha për marrëveshjen e arritur mes Serbisë dhe Kosovës: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur

    Insajderi
    27 August 2022 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhur me arritjen e marrëveshjes së re për dokumentet e identifikimit nga Kosova dhe Serbia ka reaguar edhe kreu i opozitës, Sali Berisha.

    Berisha shkruan në llogarinë e tij në Facebook se PD ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve.

    “Partia Demokratike ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve.

    Vetëm një Ballkan i vendeve sovrane dhe te barabarta do mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurte në BE dhe NATO!”.

    Postimi i plotë i tij:

    Një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur!

    Të dashur miq, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit të kërkuar nga qeveria e Kosovës dmth njohjen respektive të dokumentave të njëra-tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

    Partia Demokratike ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve.

    Me këtë rast, Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje si një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe uron që mbi bazën e parimeve te barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të mëdha midis dy vendeve.

    Vetëm një Ballkan i vendeve sovrne dhe te barabarta do mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurte në BE dhe NATO! sb


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark