Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar për mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se ky takim thellon sipas tij edhe më shumë përçarjen mes dy qeverive, shkruan lajmi.net.
“Kjo sepse ne Elbasan perballe qeverise se Kosoves ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit te Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, perfaqesuesi i aleances trilaterale Beograd-Shkup-Tirane de facto aleances se rrethimit te Kosoves nga klika armiqesore serbo-shqiptaro maqedonase”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i tij:
Dy fjale per mbledhjen e dy qeverive!
Miq, Mbledhja e sotme ne Elbasan e qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves duhet te shenonte nje ngjarje te rendesishme bashkepunimi midis dy vendeve.
Ne te vertet ky takim thellon edhe me shume hendekun dhe perçarjen midis dy qeverive te te njejtit komb.
Kjo sepse ne Elbasan perballe qeverise se Kosoves ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit te Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, perfaqesuesi i aleances trilaterale Beograd-Shkup-Tirane de facto aleances se rrethimit te Kosoves nga klika armiqesore serbo-shqiptaro maqedonase.
Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe lojen e rrezikshme te Serbomadhit Vuçiç i cili sapo bisedoj me Carin e Kremlinit per veriun e Kosoves dhe vasalve te tij, Zografi Bis dhe Zaev që po bejnë me rajonin tone duke nxitur me nismen e tyre nacionalizmat e semura dhe konfliktualitetin ne rajon.