Berisha përgjigjet nëse do hapen dyert e Selisë së PD nesër gjatë protestës? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha përgjigjet nëse do hapen dyert e Selisë së PD nesër gjatë protestës?

    Insajderi
    07 January 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar se nesër dyert e Selisë së PD do hapen me çdo kusht.

    Ai tha se dyert e mbyllura të godinës së Partisë Demokratike do të hapen dhe paralajmëroi se betoni e blindet do t’i çohen me kamion deri pranë shtëpisë, referuar kryedemokratit Basha.

    ‘Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen dhe selia do t’u rikthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg të Ramës dhe pengut të tij. Çdo blind do ngarkohet në kamion dhe do i dërgohet afër shtëpisë së tij. Këtu nuk ka blind, nuk është ndërtesë e një grupi kriminal apo terrorist’, deklaroi Berisha.

    Pyetjes nëse do të ketë përplasje fizike mes demokratëve pas dhe Basha ka deklaruar se do të jetë në seli në atë orë Berisha iu përgjigj:

    ‘Se ku do të jetë peng Basha me 8 janar është punë e tij, nuk i ndërhyjmë. Ne nuk hyjmë në këtë ndërtese për të dhunuar asnjeri përveçse mercenarëve që u bëj thirrje të dalin nga ndërtesa’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark