Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk më respekton - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk më respekton

    Insajderi
    14 May 2025 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se nuk do ta votojë një qeveri të propozuar nga Albin Kurti.

    Në Debat Plus, Berisha ka theksuar se ka qenë gjithmonë për krijimin e institucioneve, por ka theksuar se vota e tij nuk është e garantuar për një qeveri që nuk respekton komunitetin egjiptian, transmeton Insajderi.

    “Prej momentit që ka dalë emri i zonjës Haxhiu, prej ditës së parë kam pasur qëndrim që institucionet duhet të bëhen. Por kur është kërkuar votim i fshehtë për krijimin e një komisioni, unë kam votuar kundër, sepse mendoj se duhet të ketë legjitimitet publik”, ka theksuar ai.

    Berisha ka shtuar se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë: “Unë s’kam asnjë marrëveshje akoma për ta votuar qeverinë dhe ky është qëndrimi im prej ditës së parë. Nëse unë nuk kam asnjë marrëveshje me Qeverinë Kurti dhe nëse ai nuk më respekton dhe kërkesat e komunitetit egjiptian unë nuk kam arsye me votu dikë që nuk më respekton”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark