×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha sot nis “foltoren”, Yuri Kim e sfidon në intervistë: Koha të shohim drejt të ardhmes

    Insajderi
    16 September 2021 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orën 18:00, vëmendja e publikut shqiptar nuk do të jetë vetëm për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në të njëjtën orë që lideri historik i Partisë Demokratike ka vendosur që të nisë foltoret me demokratët në Tiranë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, do të japë një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ftuar publikun që ta ndjekë në këtë intervistë ku do të flasë për politikën në Shqipëri.

    “30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Do ta bëjmë së bashku,”- shkruan Kim, fjalë që duket sikur shënjestrojnë ish-kryeministrin Berisha.

    Pasi kryeopozitari Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, Kim duket se është pozicionuar krah tij dhe me lëvizjen e bërë sot, ndoshta kërkon të tregojë se e mbështet atë vendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark