×
  • Lajme
  • Insajderi

    Berisha sulmon Bashën: Nuk e zgjodha në krye të PD-së, për interesa personale mori këtë vendim

    Insajderi
    09 September 2021 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sali Berisha nuk do të jetë në parlamentin e Shqipërisë pas 31 vitesh, dhe kjo falë një vendimi të papritur të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

    Berisha në një intervistë televizive menjëherë pas vendimit të Bashës, u shpreh i nxehur se me këtë vendim kryetari aktual asgjësoi Partinë Demokratike.

    “Lulzim Bashën nuk e zgjodha si kryetar të PD-së, atë e bën anëtarët e partisë në mënyrë demokratike” – tha ai në transmetim direkt në Klan.

    Berisha tha se nesër padiskutim do të jetë në Parlament dhe se me këtë vendim Basha ka shkelmuar PD-në.

    Gjithashtu Berisha tha se, sot Basha mund të kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte në këtë mënyrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark