Berisha - Trumpit: Shpalli kartelet shqiptare si organizata terroriste, kemi prova për implikimin të Edi Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha – Trumpit: Shpalli kartelet shqiptare si organizata terroriste, kemi prova për implikimin të Edi Ramës

    Insajderi
    24 May 2025 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi SHBA kërkuan përmes të dërguarit të saj nga autoritetet shqiptare, që të luftojnë kartelet e drogës.

    Përmes një deklarate për mediat, Berisha i ka bërë thirrje Presidentit Donald Trump që të shpallë kartelet shqiptare të drogës si organizata terroriste, shkruan A2 CNN.

    Berisha tha gjithashtu se PD do të ofrojë çdo provë që sipas tij implikon direkt kryeministrin Edi Rama, si pjesë e botës së krimit.

    “I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Evropë dhe në botë. Të cilat lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, kreut të organizatave kriminale, Edi Rama”, tha ai.

    Berisha hodhi akuza edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, për të cilin tha se është i lidhur me një organizatë kriminale në Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark