I ftuar në “Zonë e lirë” të udhëhequr nga Airan Çani, Shehaj tha se është mërzitur shumë, teksa shtoi se nuk beson që ka demokrat që është gëzuar për atë lajm.
Agron Shehaj ka treguar se është mërzitur kur ish-kryeministrin Sali Berisha e kanë shpallur non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shehaj tha se është mërzitur shumë, teksa shtoi se nuk beson që ka demokrat që është gëzuar për atë lajm.
Pjesë nga biseda
Arian Çani: Cili është qëndrimi jot për Sali Berishën pasi SHBA e shpalli “non grata”? U gëzove apo u mërzite?
Agron Shehaj: Nuk ka demokrat që të jetë gëzuar dhe normale që u mërzita. Është një goditje e rëndë për të gjithë. Unë e kam shprehur vlerësimin tim për liderin historik të Partisë Demokratike, çështja është se një pjesë e mirë e atyre që më kërkojnë mua të mbaj një qëndrim… pavarësisht se kam qenë pjesë e Partisë Demokratike, unë jam futur në politikë në 2017.
Në 2017 kuptohet që zoti Berisha nuk ishte një deputet i thjeshtë, por nuk ishte as kryetar i Partisë Demokratike. Unë nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e qeverisjes së PD-së. Unë kam mendimin tim, nuk kam ndërmend të jap një opinion, nuk mendoj që është e rëndësishme. Unë jam këtu kandidat për kryetar të PD-së, kam një ide dhe vizion se çfarë duhet të bëjë PD-ja për të shkuar në pushtet që të mundë Edi Ramën dhe do doja të përkushtohesha më shumë në këtë çështje.