Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se një shoqëri e drejtë ndërtohet vetëm duke fuqizuar gratë.
Berisha tha se do angazhohet për avancimin të drejtave të grave.
“Gjatë gjithë historisë, gruaja shqiptare ka qenë pjesë e lëvizjeve të sukseshëme politike dhe ushtarake dhe ka luajtur rolin vendimtar. Jemi të bindur se duke u rreshtuar gratë nga Prizreni me koalicionin e veprave të mëdha që mban nr 137, suksesi do të përsëritet edhe me 9 shkurt 2025. Si kandidat për deputet, dëshiroj të shpreh angazhimin tim të thellë për avancimin e të drejtave dhe mundësive për gratë në vendin tonë. Në çdo hap të kësaj rruge, do të angazhohem për rritjen e mundësive për edukim, punësim dhe pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje. E dimë që vetëm duke fuqizuar gratë mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Kjo është një betejë për të drejtat, për mundësitë dhe për një Kosovë më të zhvilluar, ku çdo grua ka mundësi të arrijë potencialin e saj të plotë”, shkroi Berisha.