Berisha: Vjedhjet e Veliajt, të pakrahasueshme me ato të Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Vjedhjet e Veliajt, të pakrahasueshme me ato të Ramës

    Insajderi
    13 February 2025 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sali Berisha tha për mediat jashtë Kuvendit në Shqipëri se vjedhjet dhe favoret e Erion Veliajt janë të pakrahasueshme me ato të kryeministrit Edi Rama.

    Kreu i PD-së përmendi fondet publike të marra nga baxhanaku i Ramës, të cilin e quajti “peshkaqen” të tenderëve.

    “Vjedhjet dhe favoret që Erion Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit, janë të pakrahasueshme me vjedhjet dhe favoret që Edi Rama ka nxjerrë me lejet e ndërtimit. Se vërtetë Arbri, vëllai i Erionit, është një hajdut si vëllai i madh, por nuk është më pak baxhanaku. Baxhanaku i Edi Ramës është një peshkaqen shumëfishi i Arbrit në tendera. E ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e familjes Rama“.

    “Se vërtetë Rama përpiqet me çdo kusht të mbyllë mikrofonët e parlamentit, sepse aty do të dilnin të gjitha të dhënat në të cilat del se Erion Veliaj është një kopje e shpifur e Ramës. Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt. Është e vërtetë që Veliaj ka bërë favore të mëdha Arbrit, por favore më të mëdha i ka bërë Rama-Olsit”, u shpreh Berisha, shkruan A2.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark