Berisha: Zgjedhja e Metës president thellim i krizës për Shqipërinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Zgjedhja e Metës president thellim i krizës për Shqipërinë

    Insajderi
    29 April 2017 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, një ditë pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai ka thënë se ky akt i ri është thellim i krizës në Shqipëri. Berisha fajëson Ramën se i ka mbyllur çdo rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të lira.

    “Dje parlamenti i “aleancës se qelbësirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdhër te Norieges, Ilir Metën, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshëm te vendit. Opozita sigurisht nuk kishte asnjë ambicie për pushtet ne tavoline apo për postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votës se lire për shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit.”, ka shkruar Berisha.

    “Edi Rama vrapoi te solidifikoje qëndrimin e “aleancës se qelbësirave” kundër kërkesës se opozitës për zgjedhje te lira dhe për te mbyllur çdo shteg apo mundësi për te lejuar shqiptaret te votojnë te lire dhe për te zgjidhur ne mënyre te civilizuar krizën me te rende dhe me te rrezikshme qe përjeton Shqipëria nga shkurti i vitit 1991”, ka shkruar Berisha./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark